Ban Ki Moon: Të ndalen luftimet në Siri gjatë Ramazanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2013, 09:28
Filloi sot muaji i shenjtë i Ramazanit për afro 1.5 miliardë besimtarë myslimanë në gjithë botën.Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka bërë thirrje për armëpushim gjatë këtij muaji ndërmjet kryengritësve dhe trupave lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke theksuar se Muaji i Shenjtë është njëri nga katër muajt në kalendarin islamik, ku supozohet se luftimi duhet të ndalet.Koalicioni Kombëtar Sirian në opozitë raportohet se ka ofruar armëpushim, por regjimi i presidentit Bashar al-Assad, tha se është e nevojshme ndalja totale e dhunës, e jo e pjesshme, dhe e ka refuzuar ofertën.