Rinumërimi, Jola Hysa: Celibashi sot bën të habiturin për fletët që u futën në kuti tufa-tufa si zerdel

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Durrës Jola Hysaj shprehet se ajo që u pa sot në rinumërimin e votave ishte thjesht dëshmi e farsës elektorale që u zhvillua më 11 maj, por që nuk u pa as nga vetë kryemonisioneri Ilirjan Celibashi.

Reagimi i Jola Hysës

Kali i bardhë i Celibashit

Më kujtohet ajo historia e njohur për një zotëri që u tregonte njerëzve një “kalë të bardhë” që nuk ekzistonte dhe çuditërisht, shumë e besonin.

Sot, të njëjtën ndjesi të lë edhe z. Celibashi. Na thotë me krenari se zgjedhjet ishin sipas “standardeve europiane”, por në të njëjtën frymë bën të habiturin për fletët që u futën në kuti tufa-tufa si zerdeli.

Dhe më e bukura? Prapë na del që procesi nuk prishet, sepse Zeqineja me shoqe paskësh punuar fort. Sipas Celibashit, asgjë s’është e paligjshme. As kutitë e mbushura. As turpi. As heshtja.

Por të gjithë e dimë: ajo që shohin njerëzit është një farsë. Kali i bardhë nuk ekziston. Dhe shqiptarët nuk janë më ata që i besojnë përrallave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jola Hysaj (@jola.hysaj)