Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet në Lindjen e Mesme, Irani të ndalojë programet bërthamore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një konferencë për mediat pas samitit të SEECP në Tiranë, shprehu shqetësimin për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të angazhohen në përpjekje diplomatike për të ç’tensionuar situatën.

“Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve të vetë, po ashtu, i bën thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balisitike dhe të përmbushë detyrimet e tij më ligjet ndërkombëtarë.

 Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjeke diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh Presidenti.

Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Presidenti Begaj: Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje ndaj Izraelit dhe Iranit. Ky konflikt ka pasoja serioze për Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve të vetë, po ashtu, i bën thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balisitike dhe të përmbushë detyrimet e tij më ligjet ndërkombëtarë.

Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjeke diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me stabilitetin rajonal.

Për këtë arsye vendet e BE duhet që të ofrojnë mbështetje, Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimi evropian, qëllimi ynë mbyllja e negociatave deri në 2027. Ne po punojmë që të arrijmë këtë synim madhor’, tha ai.