Samiti i SEECP në Tiranë/ Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës së përbashkët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 20:14
TIRANË- Samiti i SEECP në Tiranë ka përfunduar pasditen e sotme me një deklaratë të përbashkët të pafirmosur nga dy shtete që morën pjesë.
Mësohet se shteti i parë që ka refuzuar që të firmos deklaratën e përbashkët, për luftën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, ka qenë Serbia.
Kryeministri serb është larguar para se të nënshkruhej marrëveshja.
Ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Bosnje & Herzegovinën.
