Tjetër goditje për çiftin Veliaj- Xoxa, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit te “Kodra e Diellit”
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 17 Qershor 2025, 11:12
Gjykata e Posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj - Xoxa.
Ankues ishte kompania “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, në emër të kompanisë të të cilit rezulton pronësia.
Por sipas prokurorëve të SPAK-ut ky apartament te “Kodra e Diellit” në Tiranë ishte në përdorim nga kryebashkiaku.
Me këtë vendim të marrë sot nga Apeli i GJKKO-së apartamenti i çiftit Veliaj- Xoxa mbetet në sekuestro.
