Nis rinumërimi i votave në 4 qarqe, Taulla: Vendimi i KAS rrit besimin e publikut tek procesi zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme procesin e rinumërimit të 2,323 qendrave të votimit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
Për kryetar i KRIIK-ut, Dritan Taulla, vendimi i KAS-it është për t’u përshëndetur, veçanërisht për faktin se mekanizmi i animimit u vu në zbatim.
“Dhe është një vendim që rrit cilësinë e transparencës për procesin zgjedhor.
Ne e kemi thënë sa herë që janë zhvilluar auditivet pas-zgjedhore që është e rëndësishme që të verifikohet dhe kontrollohet puna e kryer nga komisionerët zgjedhorë, qoftë ata të votimit gjatë votimit, qoftë dhe atyre të numërimit gjatë procesit të numërimit.
Publiku shqiptar në këtë moment është i bombarduar me informacionet dhe deklaratat për manipulime përmes “trenit bullgar” dhe është e domosdoshme që publiku të informohet saktësisht si qëndron problemi në mënyrë që të rritet besimi tek procesi zgjedhor”, u shpreh ndër të tjera Dritan Taulla.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KRYETARIN E KRIIK, DRITAN TAULLA

