KOMPROMISI, LARG! Tabaku: Opozita e kreu rolin, PE do të sjellë mision faktmbledhës. Gjuha e KE për Veliajn, e pazakontë

Kryetarja e komisionit të integrimit kërkon që mazhoranca të tërhiqet nga qëndrimet duke përfshirë opozitën në çështjet e integrimit. Sipas saj dokumenti i KE flet qartë për përgjegjësitë. Nga ana tjetër ajo e cilëson ende të hapur çështjen e zgjedhjeve duke theksuar se do të jetë misioni faktmbledhës që do të flasë për situatën

Në dokumentin e komisionit evropian për Shqipërinë, një nga vërejtjet ishte qëndrimi i forcave kundërshtare politike në llogore. Por përkundër kësaj vërejtje që konsiderohet si një nga pengesat për integrimin, Jorida Tabaku shton se opozita nuk ka se çfarë të bëjë më shumë, duke ia lënë topin në fushën e mazhorancës.

Një ditë përpara se të mbahet mbledhja e Komitetit të Stabilizim Asoçimit në Strasburg , Tabaku që në parlament është dhe kryetare e komisionit të integrimit e cilëson surprizë rastin Veliaj dhe gjuhën e përdorur për në dokument.

Legjitimiteti i zgjedhjeve të 11 majit kanë vendosur në pozicione ekstremisht të kundërta palët. Për Tabakun ato nuk janë kapitull i mbyllur, jo vetëm për opozitën por edhe për disa institucione ndërkombëtare.

Për dy ditë me radhë me datat 18 dhe 19 qershor do të mbahet mbledhja e përbashkët e e komiteti të stabilizim asociimit, ku nga pala shqiptare do të jenë të pranishëm socialistë dhe demokratë ku beteja politika pritet të zhvendoset nga Tirana në Strasburg.