DHURO GJAK, SHPËTO JETË! Qytetarët i përgjigjen nismës së Kryqit të Kuq. Akt humanitar
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 13 Qershor 2025, 17:18
Ishte mesazhi i presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut.
Në këtë ditë të veçantë, Kryqi i Kuq Shqiptar priti dhjetëra qytetarë që iu bashkuan nismës për të ndihmuar ata që kanë nevojë për gjak.
Të pranishëm përfaqësues të ambasadës spanjolle dhe sekretari i përgjithshëm i kryqit të Kuq falenderuan vullnetarët dhe kërkuan më shumë mbështetje për këto nisma solidariteti.
Përveç aktivitetit në Tiranë, edhe degët e Kryqit të Kuq në rrethe zhvilluan aktivitete sensibilizuese për të informuar qytetarët mbi rëndësinë e këtij akti human, si dhe organizuan seanca dhurimi, ku komuniteti pati mundësi të kontribuonte drejtpërdrejt.