Artan Gaci mbetet pa tokë në Gjilkë/ Gjykata e Lartë nuk pranon rekuresin për heqjen e sekuestros për 5512 metër2

Gjykata e lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për sekuestrimin e 5512 katror tokë e  ndodhur ne Gjileke Himarë, nën administrimin e shoqërisë AG.TCC, e cila rezulton të jetë e Artan Gacit ku do të ndërtohej kompleksi turistik.

Kjo sipërfaqe toke dyshohet se u përfitua nga dokumentat e falisfikuara.

Sipas SPAK ish kryetari i komanduar i Himarës Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe  , 5512 m 2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private, e konkretisht në pronësi të Foto Mëhillit i cili ishte i ati i Stavri Mëhilli.

Pikërisht kalimi i prones tek Stavri Mehilli, i dha këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur ku  nga hetimet ka rezultuat se 10 ditë më pas pikërisht më 25 shkurt në llogarinë e Stavri Mëhillit kanë kaluar  12,677,600 leke nga ‘AGTTC Hotel Management kompani kjo në emer te Artan Gacit.

Nga të dhënat e siguruara rezulton që Stavro Mëhilli e ka shitur 12,677,600 lekë sipas kontratës nga të cilat kësti i parë në vlerën 3.000.000 lekë është likuiduar në datë 25.07.2019, nëpërmjet  një transaksioni bankar dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë është  likuiduar në datë 25.02.2020.

Aktualisht prona figuron e regjistruar ne emër/pronësi të shoqërisë "AG. TCC" shpk shprehet Spak.Po ashtu  më 28 mars 2024 Gjykata e Posaçme ka vënë nën  sekuestro  dhe siperfaqja tjeter prej 5080 metra katror e cila rezulton ne kufi me siperfqen tjeter prej 5512 m2.