Rr*mbimi dhe zhd*kja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet me f*rcë në gjyqin për kopshtarin: Nuk kam se çfarë them
Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të apelit më kërkesë të togave të zeza.
Prezenca e tij ka të bëjë me dëshminë mbi procesin ndaj Festim Bezhdilit kopshtarit që nga Gjykata e Posaçme u dënua me burg për jete për rrëmbimin dhe vrasje të Jan Prengës, por një vendim i Gjykatës së Lartë vendosi ta kthejë dosjen për gjykim në Apel.
Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk dëshiron të pyetet në lidhje me ngjarjen, pasi sipas tij, nuk ka për të thënë asgjë.
"Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese.
Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit "Golden", ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës.
Në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.
Ndërkohë gjykata rrëzoi një kërkesë të Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert. Gjithashtu, gjykata e shtyu seancën me 26 qershor, ora 10:00.

