Murtaja te dhentë/ Koleci: Ja çfarë duhet të dini për këtë sëmundje
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", profesori i veterinarisë dhe i sëmundjeve infektive, Xhelil Koleci, paralajmëroi për rrezikun që paraqet murtaja e dhenve dhe e dhive në Shqipëri, duke theksuar përhapjen e saj të shpejtë dhe nevojën për masat e biosigurie.
"Murtaja e dhenve dhe e dhive është një sëmundje virale ngjitëse e cila ka dëme të jashtëzakonshme në dhen dhe në dhi.
Një sëmundje e cila zhvillohet në formën akute dhe në subakute, por në vendin tonë për shkak të mosekspozimit të mëparshëm me këtë virus, dëmet janë akoma më të mëdha.
Sëmundja në vendin tonë nuk ka qenë, është një sëmundje që ne e quajme ekzotike.
Vitet e fundit ajo ka lëvizur nga Lindja e Mesme në Turqi, Greqi, Bullgari, Rumani dhe mënyra më e sigurt për tu përhapur është përmes kafshëve që ne i quajmë kafshë bacë.
Lëvizja e pakontrolluar e këtyre kafshëve bën të mundur që të përhap sëmundjen.
Natyrisht ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të hyrë në zonat e pastra, por mënyra kryesore është përmes këtyre kafshëve, që nuk shfaqin shenja kimike.
Është e rëndësishme që të merren gjithë masat e biosigurisë", u shpreh Koleci.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
