94% e maturantëve zgjedhin universitetin/ Muça: Rritet interesi për shkollat private
Ndërsa maturantët po përballen me provimet përfundimtare, zgjedhja e universitetit mbetet një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.
Në një intervistë për “Ora News”, këshilluesi i karrierës Erion Muça deklaroi se 94% e maturantëve vendosin të ndjekin universitetin, ndërsa po vërehet një rritje e vazhdueshme e interesit për institucionet private të arsimit të lartë.
"Patjetër që tendenca e pjesës më të madhe të maturantëve, është një tendencë për të vazhduar universitetin pas mbarimit të shkollës së mesme, ashtu sikundër ka nga ata kryesisht ata që dalin nga shkollat e mesme profesionale, që nuk kanë prirje apo interes për të vazhduar universitet sepse vazhdojnë të punojnë në fushën e zanatit që kanë marrë prej shkollës së mesme profesionale gjë që në një formë apo në një tjetër i bën të pa interesuar.
Statistikat tregojnë që 94% e maturantëve vazhdojnë universitetin. Një pjesë shkojnë për të studiuar jashtë vendit, një pjesë zgjedhin universitetet publike dhe një pjesë që është gjithmonë në rritje vitet e fundit zgjedhin universitetet private", u shpreh Muça.
