Vinin baste nga telefoni, e pësojnë dy persona në Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2025, 12:05
Policia e Lushnjës ka goditur një rast të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të basteve sportive, në mënyrë informale dhe në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit D. H., 47 vjeç dhe L. K., 22 vjeç, të dy banues në Kolonjë.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta shtetas organizuan baste sportive nëpërmjet përdorimit të celularëve, duke shmangur çdo formë të licencimit dhe kontrollit shtetëror.
