Rikthehen virozat në verë/ Brati: Fëmijët më të prekurit, shfaqen me temperaturë e dhimbje fyti
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", mjekja pediatre Sonila Brati foli mbi problematikat shëndetësore që sjell vera, duke theksuar rritjen e rasteve me viroza tek fëmijët, por edhe ndikimin tek të rriturit dhe moshat e treta.
" Në verë ka goxha problematika tek fëmijët, por mendoj se edhe tek të rriturit, tek moshat e treta dhe ata që janë me sëmundje kronike se problemi nuk qëndron vetëm tek fëmijët, por fëmijët janë ata që preken më shumë dhe mbase janë më tepër të ekspozuar, janë më në kontakt me fëmijë të tjerë që do të thotë që ende vazhdojnë të frekuentojnë edhe në verë çerdhet apo kopshtet por që vera realisht ka disa viroza.
Prindërit mbase mundohen ti kalojnë më lehtshëm sesa në dimër ato të verës. Ndonjëherë mundohen ti lënë më të lirshëm fëmijët qoftë nëpër plazhe apo në ambjente të tjera, ndryshe nga dimri që pastaj të mbledh në shtëpi dhe mundohesh të jesh më i kujdesshëm me fëmijën.
Ajo çka ne vëmë re këto ditë në fakt, kanë rikthyer virozat. Kemi pasur një vit shumë të ngjeshur, por edhe në këto ditë drejtohen fëmijët që kanë temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë dhe përgjithësisht infeksionet e rrugëve të sipërme janë ata që predominojnë", u shpreh Brati.
