Padia për “shpifje”/ Vilma Nushi paraqitet në GJKKO, mungon Vokshi dhe seanca shtyhet, caktohet data e re e gjykimit

Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur sot në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca mes saj deputetes së PD-së Albana Vokshi. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së gjyqtares Etleva Deda.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë përsëri seancën në ngarkim te deputetes demokrate Albana Vokshi, e paditur për “Shpifje” nga Vilma Nushi.

Shkak u bë mungesa e Vokshit e cila ndodhet jashtë shteti.

Këtë të enjte pritej të lexoheshin konkluzionet nga Prokuroria e Posaçme.

Seanca e radhës u caktua në datë 19 qershor.

Nushi akuzon Vokshin për “shpifje”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.

Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Vokshnin për veprën penale të “Shpifjes”. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç sipas tyre ka thënë Vokshi.