Vr*sja në Klos/ Kunati i viktimës: E ka parë rastësisht një elektricist, ka qenë duke punuar te kanali

Kunati i 65-vjeçarit Selim Velsulës që u vra në Klos, Gjetan Dalipi, ka folur para mediave lidhur me ngjarjen e rëndë. Dalipi tha se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes autorit dhe viktimës.

Sipas tij, autori rrinte çdo ditë me 65-vjeçarin dhe se nuk i kishte thënë asgjë për ndonjë konflikt të mundshëm. Gjithashtu Dalipi shtoi se ka qenë një elektricist që e ka parë 65-vjeçarin të shtrirë përtokë.

“Kur u ktheva nga Tirana, më merr vëllai dhe më tregon ngjarjen. Erdha direkt, kishte dy orë që kishte ndodhur ngjarja. Nga ora 5-6 pasdite. Unë nuk kam dijeni se kam pasur qëndruar me Selimin. Autori këtu banonte por ishte larguar. Mund të ketë ardhur para dy ditësh. Edhe Selimi s’më ka thënë se ka mosmarrëveshje.

Nuk kanë pasur asnjë konflikt pronësie. Ne nuk dimë asgjë për çfarë e ka bërë krimin. S’dihet asgjë se nuk ka pasur njeri tjetër aty. E ka parë rastësisht një elektricist, ka qenë duke punuar te kanali. Ka kaluar me fuoristradë, e ka parë të shtrirë, i cili ka njoftuar policinë dhe familjen”, tha Dalipi.