Ishte futur të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret të Kavajës, ja shkaku

Një ngjarej e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës nga ku mësohet se rreth orës 10:00, një pushues dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën.

Bëhet me dije se viktima është një 73-vjeçar me inicialet H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Ndërkohë mësohet se grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

"Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë", njofton policia.