Konflikti në Egjipt ose “Siria e re”, ushtria vret 50 protestues, mbi 300 të plagosur

Të paktën 51 persona janë vrarë të hënën në përleshjet jashtë një ndërtese ushtarake në Kajro, ku mbështetësit e ish-presidentit Mohamed Morsi po zhvillonin një demonstratë ulur. Ministria e Shëndetësisë raporton për 42 viktima dhe 322 të tjerë të plagosur."Vëllazëria Myslimane" tha se anëtarët e saj u qelluan gjate tubimit paqesor perpara kazermave te rojes presidenciale ku besohet se mbahet në paraburgim Mohamed Morsi. Por nga ana e saj ushtria tha se nje grup terroristesh kishin tentuar te hynin ne kazermë me force.Udhëheqësi i përkohshëm i Egjiptit Adly Mansour shprehu "dhimbje të thellë" për viktimat dhe bëri thirrje për përmbajtje të trazirave të vazhdueshme. Mansour mbështeti atë që dhe ushtria kishte deklaruar me pare, që një grup të armatosur kanë hapur zjarr ndaj turmës dhe kazermës së Gardës Presidenciale. Ndërsa urdhëroi formimin e një komisioni gjyqësor për hetimin e vdekjeve.Tensionet pas 5 ditësh pasi ushtria përmbysi presidentin Morsi po ngrihen edhe me shume ne vend. Krahu politik i Vëllazërisë bëri thirrje për një "kryengritje". Liria dhe Partia e Drejtësisë, e cila mori gati gjysmën e vendeve në zgjedhjet historike parlamentare të mbajtura në fund të 2011 dhe fillim të vitit 2012, u bëri thirrje qytetarëve për revoltim kundër "atyre që përpiqen të vjedhin revolucionin e tyre me tanke".Lëvizja "Vëllazëria Myslimane" gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë për të "ndaluar masakrat e mëtejshme" dhe për të ndaluar që Egjipti të kthehet në "një Siri të re" ndërsa ka akuzuar ushtrinë për organizimin e një grusht shteti.Partia e linjës së ashpër “Salafist Nour”, e cila kishte mbështetur heqjen e Morsit tha se ishte tërhequr nga bisedimet për të zgjedhur një Kryeministër të përkohshëm, duke e përshkruar incidentin me të shtënat si një "masakër".Vrasjet vijnë pas incidenteve të së premtes, ku tre persona u vranë dhe dhjetra u plagosën ndërsa trupat qëlluan mbi turmat. Ndërkaq agjencia DPA raporton se ushtria ka arrestuar 200 persona të armatosur, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë objektin.