Emiri: Në Durrës ishte një administrim i shkëlqyer i procesit zgjedhor nga krimi i organizuar
Gazetari, Geri Emiri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ajo që ndodhi gjatë zgjedhjeve në Durrës ishte një administrim i shkëlqyer i procesit zgjedhor nga krimi i organizuar.
Emiri: Ajo që ndodhi në fakt për gjatë zgjedhjeve të 11 majit në Durrës mendoj se ishte një administrim i shkëlqyer i procesit zgjedhor nga krimi i organizuar.
Madje e them me seriozitet që ndoshta KQZ duhet ta rishikojë në zgjedhjet e ardhshme nëse duhen harxhuar aq para të taksapaguesve për të administruar zgjedhjet në Durrës apo jo sepse ne shikonim një mënyrë perfekte, një makineri e cila funksiononte në të gjitha qendrat e votimit dhe në pjesën e dytë të lojës në qendrat e numërimit të votave ku shikonim në mënyrë të qartë se si në të gjitha qendrat e votimit grupe kriminale të cilat operojnë në qytetin e Durrësit mbështesin subjekte të ndryshme politike.
Nuk mund të themi që ato kanë mbështetur vetëm një subjekt apo vetëm një parti por patjetër kur flasim se kush është aksioneri më i madh, normalisht grupet e strukturuara kriminale të cilat kanë edhe aftësinë të korruptojnë nivelet e larta të politikës, të institucioneve ligjzbatuese janë edhe ata të cilët patjetër kanë pasur edhe ndikimin më të madh në këto zgjedhje.
Ne mund të shikonim në qendrat e votimit se si grupe njerëzish të paautorizuar pra është fatkeqësi se si djem të rinj në moshën 25-vjeç pasi tashmë grupet e reja kanë një grup të madh njerëzish që janë të rinj.
