''Nuk është personalitet politik'', Xhaferri: Agron Malaj s'është Nënë Tereza që të marrë 21 mijë vota në qarkun e Dibrës

Deputet i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Agron Malaj nuk është personalitet politik dhe nuk është për të marrë 21 mijë vota në qarkun e Dibrës.

Xhaferri: Figura anonimësh apo drejtuesish të mëdhenj të ekzekutivit që marrin shumë vota kjo pikërish fakton katërcipërisht akuzën e PD se zgjedhjet nuk kanë qenë me vullnetin politik të zgjedhësit.

Në emrat më të votuar në të gjjthë Shqipërinë të PS janë tre ministra, dy kryetar bashkie, janë tre drejtorë të mëdhenj pushteti të madh, janë edhe 2-3 emra të mbështetur nga bandat kriminale.

Por nuk ka emra që kanë një kontribut publik.

Blendi Gonxhja nuk është personalitet politik.

Nuk është në atë nivel që të jetë më i votuari.

As Agron Malaj që merr 21 mijë vota nga 50 mijë votues total në gjithë qarkun e Dibrës nuk është personalitet politik.

Ça është, Nënë Tereza?

I ka bo ndere të gjithëve?

Nuk është për të marrë atë sasi votash.

Tabaku është personalitet politik.

Alimehmeti është personalitet politik.