Gupi: Qëndrimi i gjatë në pushtet në një shtet të korruptuar nuk është meritë, por mëkat
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, juristi Marsid Gupi ngriti pikëpyetje të forta mbi legjitimitetin e procesit zgjedhor dhe qëndrimin e zgjatur të një partie në pushtet, duke e cilësuar të papranueshme në kushtet e korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor.
"Sidomos kur lihet e hapur, në kuptimin kur thjesht thuhet nuk do i njohim këto zgjedhje por si do të jetë reagimi, logjika të çon që në radhë të parë të hidhen mundësitë që ka ose cilat do të jenë strategjitë për të mos u njohur këto zgjedhje sepse e thënë kështu ose duke gjykuar disa pa rregullsi ngjan si puna e atij veprimit juridik që ka një datë gabim ose ka një firmë gabim në mënyrë që të fitojë vlefshmërinë absolute.
Në këtë kuptim, lëvizje të parë nëse do të konsiderosh votime apo zgjedhje. Votime në kutpimin që aty thjesht hidhet fleta dhe nuk ka rëndësi vullneti është thjesht 'show', proces sa për të garantuar dhe njëherë pushtetin, siç ndodhte para viteve 90 në sistemin komunist.
Nëse i gjithë procesi do të konsiderohet i pavlefshëm pasi në pjesën e tij më të madhe ka pasur manipulime dhe unë jam i bindur që ka pasur.
Një vend i cili nuk ka institucione të cilat të kenë historikë dhe prececdentë respektimin e ligjit, fenomeni i korrupsionit të jetë i ulët dhe të ketë një modernizim ligjor nga konteksti i ligjit dhe respektimit të administratës, të rrish gjatë në pushtet është meritë.
Por në një vend, ku ne e dimë që niveli i korrupsionit është i jashtëzakonshëm, po ashtu dihet që reforma në drejtësi me ato problemet e veta, me mënyrën sesi është bërë ai proces, me mënyrën sesi funksionon gjykata, prokuroria, administrata në një vend të tillë të rrish gjatë në pushtet nuk mendoj që është meritë por mendoj se është mëkat.
Nga ky kontekst, një parti e cila rri 4 mandate, në imazhin publik nuk është se ka prodhuar ndonjë hov ose ndonjë vitalitet në mënyrë që qytetarët të jenë të kënaqur në kuptimin që ka pasur rritje ekonomike, ka rritje rrogash, janë rritur pensionet, tregu funksionon në varësi të konkurencës, individët kanë besim tek administrata dhe gjykata atëhere po, por kur mundojnë të gjitha këto ka një pyetje. Si ka mundësi që këto elementë që janë në një vend të drejtë ligjor dhe demokratik nuk janë dhe përsëri një parti votohet?
Dy përgjigje janë. Ose kemi një absurd ose i bie që ka një nënshtrim", u shpreh Gupi.
