Hamataj: Me ndarjen e re administrative, PD-ja e ka të pamundur sot e mot të fitojë në Fier
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, avokati Ermal Hamataj analizoi humbjet e Partisë Demokratike duke theksuar ndikimin që ka pasur ndarja e re administrative në dobësimin elektoral të saj.
"Për pjesën e asaj që pse erdhëm deri tani dhe ku janë votat 200 mijë votat e PD-së. Që nga 2015, kur u bë ndarja administrative PD-ja kishte punë të tjera dhe nuk mori pjesë në proces.
Vijmë më në kohë. Justifikohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ne duhet ta votonim kodin. Ku? E votuan se deshën.
Janë bërë këto dy momente që kanë sjell një moment që kanë sjell një kod të atillë që nuk e miratova as unë as ju, e bënë ata. Është bërë një ndarje administrative e cila para këtij momenti i jepte PD-së ca komuna rreth e qark. Sot me këtë ndarje administrative PD-ja e ka të pamundur sot e mot të fitoj në Fier, ama para 2014 me ndarjen e ish-komunave, PD-ja në 9 njësi administrative që kishte Fieri mund të fitonte 2 ose 3 por në fund të ditës fitonte diçka.
Por pse shërbente kjo diçkaja? Kjo diçkaja mbante të lidhur strukturën e Partisë Demokratike.
Tani themi ne që këta punojnë me administratën por edhe Partia Demokratike me administratën ka punuar deri dje se nuk është se u shpik tani ky sistem", u shpreh Hamataj.
