Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2025, 13:56
Akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha se ka favorizuar Partinë Socialiste, duke arrestuar anëtarët e organizatës “Troplini” pas zgjedhjeve të 11 majit, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani iu përgjigj në konferencën ku ishte së bashku me homologët e Finlandës.
I pyetur nga gazetarët zbuloi etapat e masave të kërkuara nga Antimafia italiane duke rrëzuar çdo aludim.
Organizata Troplini u hetua në një operacion të përbashkët Shqipëri - Itali, ku rol dha dhe dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani, bisedat në “Sky Ecc”, por edhe përgjimet në terren në të dy shtetet.
