''KQZ nuk thotë sa fletë votimi janë prodhuar'', Teliti: Mandati i Veliajt ka mbaruar, kërkojmë zgjedhje në bashkinë e Tiranës
Këshilltari ekonomik i PD dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një intervistë në Ora News u shpreh se KQZ nuk jep informacion se sa fletë votimi janë prodhuar në Shqipëri.
Teliti shtoi gjithashtu se mandati i Erion Veliajt ka mbaruar dhe PD kërkon menjëherë zgjedhje në bashkinë e Tiranës.
Teliti: Që përpara datës 11, gjatë datës 11 dhe pas datës 11 përfaqësuesit tanë në KQZ kërkonin çdo ditë informacionin zyrtar se sa fletë votimi janë prodhuar në Shqipëri dhe janë shpërndarë brenda territorit por edhe në diasporë.
Një pyetje që shkonte ditë për ditë zyrtarisht KQZ, komisionerit dhe që zyrtarisht ditë për ditë përgjigje nuk merrej. Tani ai ‘treni bullgar’ i famshëm krijohet duke pasur një element të tillë.
Pra duke mos ditur për shembull sa fletë votimi janë prodhuar dhe njëkohësisht në anën tjetër kjo i jep mundësinë siç ndodhi sidomos nëpër kutitë e diasporës ku një gjë thoshte procesverbali me numrin total të fletëve prsh 400 fletë dhe brenda hapeshin e gjendeshin 450 apo 500 fletë votimi.
Ky fenomen nuk duhej të ekzistonte.
Që në momentin e parë që KQZ merr listën finale të votuesve, di se sa votues potencial janë.
Dhe sipas legjislacionit në fuqi prodhohet ai numër fletësh për numrin përkatës të votuesve të rinj që kanë të drejtë vote dhe një marzh i caktuar zakonisht 1 deri në 2% që printohet më tepër për raste të nevojave ose zëvendësimit të një kutie votimi e kshu me radhë.
Ndërkohë ne kemi këtu shumë më tepër se sa 2% i famshëm dhe njëkohësisht kemi fletë votimi të cilat nuk dihet se ku janë. Nuk dihet se ku janë ende sot.
KQZ a mund të thotë sa fletë votimi janë printuar?
A mund të thotë sa fletë janë dërguar në diasporë?
Ky informacion nuk është, nuk ekziston.
Një kryetar bashkie i cili mungon të paktën 3 muaj në detyrë këshillit bashkiak i lind e drejta për të kërkuar shkarkimin e tij.
Mandati I Veliajt ka mbaruar.
PD ka qenë e qartë, ne duam një orë e më parë zgjedhje në bashkinë e Tiranës.
