''Partitë e vogla u futën në zgjedhje për trendi'', Ndoka: Opozita s'mund të justifikohet se na i vodhën votat
Kreu i PDK, Nard Ndoka në një intervistë në Ora News u shpreh se opozita nuk duhet të justifikohet sot që po i vjedhin votat dhe se partitë e vogla u futën në garë më tepër për sport dhe për trendi.
Ndoka: Të them të drejtën unë nuk është se nuk e kam pritur këtë rezultat.
Kuptohet se nuk mund të presësh produkt tjetër kur ke kryeministër Edi Ramën, që ky është stili i tij.
Unë kam shpresuar shumë që zgjedhjet do të organizoheshin nga një qeveri teknike.
Sipas gjykimit tim është e vetmja zgjidhje.
E vetmja mundësi që Shqipëria në këtë gjendje që është, me këtë situatë politike që ka që mund të organizohen zgjedhje normale bëhen vetëm nëpërmjet një qeverie teknike.
Është e pafalshme për opozitën ku pjesë e së cilës jam edhe unë.
Madje partitë e vogla i konsideroj edhe më me faj që të futesh në një skenë politike të tillë pa kuptuar se ku futesh.
Unë e kam kundërshtuar këtë sistem zgjedhor deri në grevë urie.
Kur futesh si parti e re politike ti duhet të ndërtosh kauza që të përmirësosh sistemin.
Ato u futën thjesht më tepër për sport, më tepër për trendi dhe i tillë ishte rezultati i tyre.
Pra nuk ofruan shpresë. Opozita nuk duhet të justifikohet sot që na i blenë votat, na i vodhën votat.
Pasi është sistemi, madje opozita po bëhet pis akoma më tepër që po ia vjedh edhe vetes së vet.
