Në BE brenda 2029/ Kos raporton te eurodeputetët: Shqipëria e Mali i ZI po ecin shpejt

Vendet e Bashkimit Evropian janë në një mendje për të pranuar shtete të reja në union para vitit 2029.

Komisionerja Marta Kos në raportimin në komisionin e jashtëm të PE theksoi se Shqipëria po ecën shpejt me negociatat e integrimit duke pasur mundësi të mira për anëtarësimin.

Bashkimi Evropian ka një dakordësi për të pranuar shtete të reja brenda vitit 2029.

Me këtë mesazh komisionerja për zgjerimin Marta Kos u paraqit para komisionit të jashtëm të PE kur theksoi se Shqipëria dhe Mali i zi e kanë kuptuar seriozitetin e këtij vendimi dhe kanë përshpejtuar reformat.

''Me shqipërinë kemi hapur në këto dy muaj 24 kapituj. Psh klaster dy tregu i brendshëm, klaster 3 kompetiviteti dhe rritja ekonomike.

Në këto gjashtë muaj kemi hapur më shumë se sa është bërë në 5 vite.''

Megjithatë ajo shton se zgjerimi i unionit nuk është vetëm cështje morali.

''Anëtarësimi nuk është vetëm një ccështje morali, por është një vendim për sigurinë, për të sjellë prosperitet paqe në Kontinent. Zgjerimi është edhe një katalizator për ekonominë, duke krijuar një treg të përbashkët''.

Procesi, tha kos do të mbështetet mbi meritat duke kërkuar që vendet Kandidate të plotësojnë reformat.

''Kemi një shans të mirë për të pranuar së paku nëj shtet anëtar të ri deri në përfundim të kësaj legjislature. Dhe po punohet shumë për të përshpejtuar reformat, sicc është tregu u përbashkët, energjia, siguria etj''.

Kos theksoi se puna ka vijuar me përshpejtimin e hapjeve të kapitujve, por sfida e vendeve është me realizimin në terren të detyrimeve duke shtuar se ka një rrugë të gjatë për ti mbyllur këto kapituj, para anëtarësimit në BE.

Edhe pse e cilëson gabim faktin se vendet e ballkanit nuk janë anëtarësyar më parë, Kos i ka tërhequr vëmendjen Serbisë për afrimin me rusinë dhe me mungesën e reagimit ndaj kërkesave të BE.