KAS u rrëzoi kërkesat, edhe Aulon Kalaja e Shkëlqim Shehu e çojnë çështjen e rinumërimit të votave në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor

Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 11 majit në qarkun Durrës, Aulon Kalaja ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor teksa kërkon rinumërim të votave në KZAZ-të e qarkut Durrës. Bëhet me dije se ditën e nesërme hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së.

Kalaja pretendon se votat preferenciale për të janë devijuar nga numëruesit e PD-së në drejtim të kandidatit fitues të listës së hapur, ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ai i kërkon Kolegjit Zgjedhor rinumërimin e votave në këtë qark dhe pavlefshmërinë e rezultatit të 11 majit që ka certifikuar fillimisht KQZ dhe më pas rrëzimin e ankimimit që i ka bërë KAS.

Një tjetër kandidat i PD-së që kërkon rinumërim, veçanërisht për KZAZ-në e Tropojës, është edhe Shkëlqim Shehu, i cili humbi mandatin e listës së hapur përballë kolegut të tij, deputetit Isuf Çela, pas numërimit të votave të diasporës.

Shehu kryesonte numërimin brenda vendit dhe doli fitues, por diaspora përmbysi raportin. KAS ia rrëzoi kërkesën Shehut më 27 maj dhe ai ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor, ku gjithashtu si në dy rastet e mësipërme, do të hidhet nesër shorti në Apelin e Administratives Tiranë.