Koçiu: Mamografi falas në Spitalin e Kukësit gjatë muajit qershor
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë muajit qershor, për kryerjen e mamografive falas për të gjitha gratë dhe vajzat do të jetë Spitali Rajonal i Kukësit.
Gjatë muajit qershor, gratë dhe vajzat në Kukës mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut.
Koçiu tha se “në muajin prill, në Spitalin Rajonal Dibër u realizuan mamografi falas, duke i dhënë çdo gruaje mundësinë për një kontroll të nevojshëm, për shëndetin dhe jetën e saj”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese përveç tetorit, edhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit dhe mbrojtjen e shëndetit.
