Shabani: Rezultati i zgjedhjeve nuk është i shëndetshëm për Shqipërinë, demokracinë dhe vetë PS-në
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 2 Qershor 2025, 15:52
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një intervistë në Ora News u shpreh se rezultati i zgjedhjeve nuk është i shëndetshëm për Shqipërinë, për demokracinë e ndoshta as për vetë PS.
Shabani: Padyshim që ky rezultat nuk është i shëndetshëm për Shqipërinë, për demokracinë e ndoshta as për vetë PS.
Pra një qeveri e cila ka 12 vite në pushtet me skandale që dalin çdo javë, e cila bie në vota pra merr 34 mijë vota më pak se ka marrë në 2021 në Shqipëri, merr 9 mandate më shumë.
Kalon në një shumicë të cilësuar e cila praktikisht i jep mundësinë të ndryshojë kodin penal, të bëjë ndryshime themelore në shoqërinë shqiptare.
Kjo është një tablo pesimiste.
Me të drejtë që shumë qytetarë e shohin me shumë pesimizëm.
