MONOLOGJE NË KOMISIONE! Pas humbjes së 11 majit, “ZHDUKEN” opozitarët
Deputetët e opozitës nuk janë bërë pjesë e diskutimeve në komisione. Në seancat e kësaj të hënë vetëm pak prej tyre ishin në salla, ndërsa pati reagime të vakta në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Deputetët e opozitës kanë reaguar vakët në komisione pas humbjes së zgjedhjeve. Në diskutimet e projektligjeve pak prej tyre janë bërë pjesë
Tek ligjet ishin vetëm Asllan Dogjani, Fatmir Mediu dhe Enkelejd Alibeaj. Me pak zë akuzuan PS për votimet.
Përgjigjen e mori nga Kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, duke i cilësuar zgjedhjet e 11 majit legjitime.
Pas kësaj dhe ata pak opozitarë u larguan
E njëjta situatë shihej dhe në Komisionin e Medias e cila drejtohet nga opozitarja Ina Zhupa.
përgjigjen përmes ironisë e dha socialistja Evis Kushi
E njëjta linjë u mbajt dhe në Komisionin për Çështjet Sociale. Kryetarja Zheni Gjergji, e cilësoi një farsë të vullnetit politik të shqiptarëve rezultatin e 11 majit.
Duket se aksioni për votimet është ndalur vetëm tek Sali Berisha në daljet e përditshme për mediet, ndërsa opozitarët e tjerë e kanë lënë në heshtje
Mungesa e PD nuk pengoi mazhorancën, e cila miratoi nismat. Deputetët aktual do të jenë në detyrë deri në shtator kur mblidhet seanca e parë për kuvendin e dalë nga 11 maji. Pas kësaj PS do të ketë në sallë 83 mandate kundrejt vetëm 50 nga koalicioni i PD. 4 të tjerë janë nga partitë e vogla dhe 3 nga PSD.

