Firmat e emigrantëve mbesin në ajër/ KAS nuk merr dot vendim, PD-ja nuk ka marrë provat nga KQZv

Komisioni i ankesave në KQZ nuk po mundet të marrë vendim mbi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun Kukës, që është dhe ankimimi i parë prej opozitës.

PD ka kërkuar pavlefshmëri, duke argumentuar ndër të tjera për shkelje me votën e diasporës.

Para trupës së KAS selia blu shprehet se nga KQZ ka marrë të dhëna vetëm për votuesit në Greqi ku thonë se firmat për ti marrë zarfet në dorëzim  nuk janë bërë nga emigranti përkatës

PD thotë se ende nuk ka dosjen e votuesve nga shtete të tjera. Si zgjidhje u kërkua së paku të kenë të dhëna nga vendet  ku ka më shumë zgjedhës.

Megjithatë edhe vet KQZ ende nuk i ka materialet.

Zyrtarisht KQZ ka bërë të ditur se po analizon firmat që DHL u ka marrë emigrantëve kur u ka dorëzuar zarfet.

Nga ana tjetër edhe Prokuroria e Elbasanit ka sqaruar PD se ka nisur hetimet lidhur me akuzat e opozitës së në Peqin ka ndodhur fenomeni i trenit bullgar.

Ndërkaq kas ka vijuar me shqyrtimin e ankesave të PD dhe për 11 qarqet e tjera, ku opozita shprehet për pavlefshmëri.