Amorim, i ashpër me Garnacho-n: Lutu që të mos kesh nevojë të kthehesh

Marrëdhënia midis trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, dhe sulmuesit argjentinas, Alejandro Garnacho, duket e prishur dhe nuk ka kthim pas.

Pas finales së UEFA Europa League ndaj Tottenhamit, ku Garnacho ishte zëvendësues dhe hyri në fushë në minutën e 71, ai kritikoi publikisht vendimin e Ruben Amorimit për ta lënë në stol në atë ndeshje shumë të rëndësishme.

Garnacho shprehu pakënaqësinë duke e cilësuar sezonin si "një sezon katastrofik".

Më pas, argjentinasi 20-vjeçar nuk u thirr as në ndeshjen e fundit të Premier League kundër Aston Villa-s, dhe sipas “Daily Mail”, Amorim ka marrë vendimin përfundimtar dhe nuk do të kthehet pas.

Ai madje iu drejtua Garnacho-s me një fjalim të fortë në qendrën stërvitore të Carringtonit të shtunën.

Trajneri i mëparshëm i Sportingut i tha Garnachos: ‘Lutu që të gjesh një klub të ri që të marrë dhe të mos kesh nevojë të kthehesh në stërvitje, sepse nëse kthehesh, do ta bëj jetën të vështirë’.

Sipas mediave britanike, të premten e kaluar Amorim mori pjesë në një takim për bilancin e sezonit dhe përgatitjen e sezonit të ri, ku kërkoi largimin sa më të shpejtë të Garnacho-s nga klubi.

Manchester United e vlerëson Garnachon rreth 70 milionë euro, ndërsa Chelsea, Napoli, por edhe Miani i Tares janë të interesuar për shërbimet e tij.