Përforcimi i parë i Egnatias, sulmuesi kalon nga një klub kampion te tjetri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2025, 15:44
Kastriot Selmani zyrtarisht ka mbyllur bashkëpunimin me Dritën.
Sulmuesi është konfirmuar ndërkohë si përforcimi i parë i Egnatias.
Selmani kalon nga një klub kampion te tjetri.
25-vjeçari shton forcat në fazën ofensive për Edlir Tetovën, që të përgatisë skuadrën për kualifikueset e Ligës së Kampioneve.
“Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikeli ’74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët.
Suksese në vazhdim Kaci dhe paç fat”, shkruan Drita në rrjetet sociale.
