Mourinho shpërthen me arrogancë: Kam luajtur më shumë finale evropiane se gjithë historia e futbollit turk

Trajneri portugez, Jose Mourinho, nuk i kurseu fjalët e ashpra pas humbjes befasuese të Fenerbahçes 4-2 ndaj Hatayspor-it, një skuadër që tashmë kishte rënë nga kategoria.

Ndeshja u zhvillua të hënën dhe la ekipin e Mourinhos nëntë pikë pas kampionëve të Galatasaray-t, me vetëm një ndeshje të mbetur në kampionat.

I revoltuar dhe i zemëruar pas disfatës, Mourinho shpërtheu në konferencën për shtyp-in duke kritikuar rëndë Superligën turke dhe gazetarët vendas.

Që prej mbërritjes së tij në Stamboll verën e kaluar, ai shpesh ka ulur nivelin e kampionatit, duke krahasuar sukseset e tij evropiane me mungesën e historisë ndërkombëtare të futbollit turk.

“Në shtatë vitet e fundit, unë kam luajtur në dy finale europiane. Pra, në shtatë vite kam luajtur më shumë finale evropiane sesa gjithë historia e futbollit turk bashkë,” u shpreh Mourinho me arrogancë karakteristike.

Deklarata e tij shkaktoi menjëherë reagime të forta në mediet turke, me shumë analistë që e kritikuan trajnerin për mungesë respekti ndaj futbollit vendas, ndërsa të tjerë e cilësuan këtë si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga dështimi i tij në kampionat.

Pavarësisht entuziazmit që shoqëroi ardhjen e Mourinhos te Fenerbahçe, sezoni i tij i parë mund të përfundojë pa asnjë trofe, çka do të ishte një goditje e rëndë për një nga trajnerët më të dekoruar në futbollin botëror.

Tifozët, nga ana tjetër, ndodhen mes zhgënjimit për rezultatet dhe admirimit për karizmën e "Special One". Mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë aventurën në Turq.