Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

Një 42- vjeçar është proceduar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.