“Ndalon se rrahuri zemra e Tanit” Miku i tij: Para pak minutash u nda nga jeta një mik i rrallë
“Lamtumirë miku im… Sot, para pak minutash u nda nga jeta një mik i rrallë, një shpirt i madh.
Një njeri që jetoi me mendje të hapur dhe zemër të bardhë. Publicist i përkushtuar, historian i pasionuar, koleksionist i kujtesës sonë. Por mbi të gjitha, një njeri i ndershëm, një mik i pazëvendësueshëm dhe një familjar i dashur. Mirënjohje për gjithçka që ndave me ne Tan. Do të na mungosh pafund", - janë këto fjalët e Florend Kalivopullit, mikut të Lames.
Mbrëmjen e djeshme u bë me dije lajmi se Artan Lame ishte ende në jetë pas një operacioni të vështirë në zemër.
U raportua se ai ishte futur në koma cerebrale pas operacionit dhe shpresat ishin ende të ndezura.
Dirën e sotme ka ardhur lajmi i trishtë nga miku i tij se Lame është ndarë nga jeta dhe zemra e tij ka pushuar së rrahuri.