Përgjimet në Sky ECC/ Altin Morina i RENEA-s fliste për trafikun e kokainës: Malli është 800-qindsh
Ish shefi i stërvitjes Altin Morina sipas transkripteve në aplikacionin e koduar Sky ECC, rezulton i përfshirë ne trafikun e drogës.
Në vendimin e siguruar ai komunikon me trafikantin Ekil Ndërjaku, për të paktën 3 “operacione” që kishte gati për transport, dhe i kërkon ndihmë.
“Më datë 14.08.2020, Altin Morina, duke përdorur SkyECC, me sa duket pasi mori një përgjigje nga mbajtësi i drogës, i komunikoi SkyECC i identifikuar si Ekil Nderjaku, sasinë e kokainës në dispozicion për tregtim: "
1 UNICQ - “me shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 10 copë paska ...e lan mallin ky shok ... ky me thotë co ndonjë ti shohi ams (nep. Amsterdam)... me e pa mallin shok po me thot ...co ndonjë shok po desh me e pa... do tak ne shok se po vij për Durrës...".
Në episodin tjetër, ndihma e Morinës kërkohet për marinar anije që të transportojë drogën nga Ekuadori në Spanjë, por edhe për vende si Gjermania e Holanda.
Gjithmonë në lidhje me transportin, Altin Morina i dërgon SMS Ekil Nderjakut se kishte gjetur një kontakt në Gjermani, ku do të mund të përdornin personat e tyre të besuar për të marrë ngarkesat me lënde narkotike:
1UN9CQ--fola pak me një shok në gjermani ka bërë një dalje ... edhe mund të nisem unë andej ... kemi rob ta heqi aty? ... hamburg ose frankfurt? ...
SPNNS9 -Se di nigjojm cmimet iher ... Qe tfolim me ropt...".
Ne datën 29.12.2020, si edhe më parë, përdoruesi i PIN , i identifikuar si Altin Morina i kërkonte atij te Pinit, i identifikuar si Ekil Nderjaku se kishte disponueshmëri te një anije për te bere transportonin e lendes narkotike nga Spanja për një te njohur te tij që ndodhej ne Ekuador:
IUN9CQ -me shkrujti nje shok qe kam ne ekuador ... qe kishte hipje dhe dalje andej...ne spanje ...e ta hedhi ne det ...por i duhet nje marinar...
5PNNS...- Marinar ku atje ne ekuador...
1UN9CQ-ne spanje...
5PNNS9 ---Shok folim Nga afer....
