FOTO/ 40-vjeçari që mori para makinat e policisë u arrestua 12 ditë më parë, mister si doli nga spitali psikiatrik! Mbante edhe armë lodër

Një skenë aksion u regjistrua mëngjesin e kësaj të premteje në rrugët e Tiranës, ku një person u arrestua nga efektivë të shumtë policie.

Mësohet se personi i arrestuar në ngjarjen e ndodhur te “Medreseja” ku një Land Rover përplasi disa automjete policie, është rreth 40 vjeç dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

I arrestuari është Enis Vrapi, i cili vetëm 12 ditë më parë u arrestua në banesën e tij në rrugën “Fortuzi”.

Ai ishte ndaluar pasi qëllonte brenda në shtëpi me një armë sportive lodër, e cila me kapsolla prodhonte zhurmën si të armës së vërtetë. Policia ndërhyri për prishje të qetësisë publike dhe e dërgoi në spitalin Psikiatrik.

Në automjetin e tij është gjetur edhe një armë kallashnikov lodër, e cila ka thyer xhamin e përparmë të Land Rover.

FOTO/ 40-vjeçari që mori para makinat e policisë u arrestua 12