Ngjarja në Tiranë/ Psikiatria: Ja pse e nxorrëm nga spitali

Një 42-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka shkaktuar rrëmujë në rrugët e Tiranës gjatë paradites së sotme. Pasi qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, tentoi të arratisej me një automjet tip Land Rover duke përplasur 3 makina të policisë ku dëmtoi lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj, pasi policia e kishte arrestuar po në atë datë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. Më tej thuhet se spitali e nxorri me datë 15 maj pasi nëna e tij doli garant duke bërë shenimin në kartelë.

Përgjigja zyrtare e Spitalit Pskiatrik:

Ngjarja në Tiranë/ Psikiatria: Ja pse e nxorrëm nga spitali

Enis Vrapi ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik që nga data 11 deri në 15 maj. Në datën 11 e ka çuar policia në spital për shkak të probleme të shëndetit mendor pasi më datë 11 policia e arrestoi në banesë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. Por më datë 15 maj spitali e ka nxjerrë, ku sipas spitalit e ka marrë nëna e vet nga aty. Sipas spitalit nëna ka dalë garant duke bërë shënimin në kartelë.