ZYRTARE/ Legjenda shkodrane Vioresin Sinani, drejtori i ri sportiv i Vllaznisë

SHKODER - Vllaznia nuk ka vonuar dhe ka gjetur drejtorin e ri sportiv, brenda familjes shkodrane.

Vetëm disa ditë pasi Osmani dhe klubi shkodran mbyllën bashkëpunimin, dje është prezantuar drejtori i ri sportiv.

Ai do të jetë ish-sulmuesi i njohur shkodran, Vioresin Sinani.

Në të shkuarën ka dhënë kontributin e tij te Vllaznia me gola, ndërsa tanimë ka një rol drejtuesi tepër të rëndësishëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vllaznia me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

NJOFTIMI I VLLAZNISË:

“KF Vllaznia bën të ditur se që nga sot e në vazhdim, drejtor sportiv i klubit do të jetë z.Vioresin Sinani. Suksese në detyrën e re legjenda”.