Beqa: Shqipëria ka paraprirë Kosovën, e cila prej 3 muajsh s’konstituon dot Kuvendin

Nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e lajmeve në "Ora News", Arta Tahiri Beqa u shpreh se këtë herë Shqipëria ka paraprirë Kosovën në procesin zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve, ndërsa vendi fqinj prej tre muajsh nuk po arrin të konstituojë as Kuvendin.

" Mendoj se këtë herë procesi zgjedhor dhe shpallja e rezultateve dhe vendimeve që janë tashmë atje ka paraprirë rastin e Kosovës e cila për 3 muaj rradhazi nuk po mundet vetëm të konstituojë Kuvendin e lëre më qeverinë.

Ajo çka shohim në Kosovë vërtetë gjithë procesin zgjedhor, votimi kalon në mënyrë shumë të qetë shumë demokratike dhe e drejta e votës respektohet jashëzakonisht shumë.

Në Shqipëri kjo nuk ndodh. Shpesh ka incidente si ato që u raportuan. Dallimi është në formimin e qeverisë, në proceset të cilat ndodhin pas procesit zgjedhor", u shpreh ajo.