Kthupi: Shpenzuam shumë energji për një koalicion që nuk u realizua, kjo ndikoi në rezultatin final

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", kandidati i djathtas për zhvillim në qarkun e Durrësit, Rezart Kthupi, komentoi mbi rezultatin zgjedhor dhe sfidat gjatë fushatës.

"Duhet të kthehemi pak mbrapsht në kohë dhe të bëjmë një analizë të thellë se pse morëm rezultatin që morëm. 

Kemi disa gabime që janë gabime të brendshme dhe shpenzuam shumë kohë në kuadër të ndërtimit të një koalicioni të mundshëm, ne gjykuam se ishte një moment historik ku të gjitha forcat e vogla duhet të bëheshin bashkë.

Kemi shpenzuar shumë energji që kjo të ndërtohej pavarësisht që nuk ia arritëm dhe kjo është temë më vete pastaj në bisedë.

Mendoj që mënyra sesi e bëmë fushatën dhe për shkak të kufizimeve që janë kufizime në burime njerëzore dhe financiare reflekton rezultatin që kemi marrë dhe kjo mund të jetë pasojë e faktit që ndoshta ne nuk kemi arritur të përcjellim siç duhet mesazhin që ne kishim tek qytetarët", u shpreh Kthupi.