Karaj: Shqiptarët ankohen në rrugë, por votojnë si të kënaqur me qeverinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 16:35
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", avokati Leonard Karaj komentoi me ironi kontrastin mes pakënaqësive të qytetarëve dhe rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
"Duket sikur shqiptarët janë super të kënaqur nga qeverisja e Edi Ramës dhe me këtë aspekt ngelet shumë pak për të folur.
E vetmja gjë për të cilën nga tani e tutje, në radhë të parë ju si media, të mos lejojmë që pjesa më e madhe e shqiptarëve të ankohen.
Çudia më e madhe e di cila është? Edhe tani po të dalësh në rrugë të gjithë do të fillojnë të ankohen, e kam pensionin e ulët, nuk kam lekë për ilaçe, nuk kam drita, por kur vjen puna zgjedhjet e 11 majit na treguan që shqiptarët qenkan të lumtur", u shpreh Karaj.
