Gonxhja: Fitorja në Kombinat e padiskutueshme, presim nga Diaspora të na japë mandatin e 20-të
Përmes një interviste në Ora News, kandidati për deputet në listën e hapur të PS-së në Tiranë, Blendi Gonxhja tha se fitorja e PS-së në Kombinat, ku ai ishte drejtues politik ishte e padiskutueshme.
Gonxhja: Është një fitore e padiskutueshme. Sa i takon njësisë 6 ku isha drejtues politik, më vjen mirë që kemi dalë më mirë edhe se njësitë e tjera urbane. Kombinati rikonfirmoi rezultatin e vitit 2021 dhe jemi të parët në kryeqytet. Kjo është për të qenë krenar sepse zonë e Kombinatit ka qenë një zonë që ka pasur shumë probleme e me rindërtimin dhe tërmetin.
Ka shumë njerëz që kanë lëvizur dhe ka rënie e zgjedhësve. Ka pasur disa sfida së bashku, por kemi pasur një ecuri shumë të mirë. Natyrisht që kemi dalë në gjithë qarkun e Tiranës, dhe besojmë se Diaspora do të sjellë vota akoma. Vetë njësia 6 ka bërë regjistrimet më të mëdha sa i takon në nivel qarku dhe presim vota të konsiderueshme në diasporë. Prandaj do të ishte i arritshëm mandati i 20-të.
