Islami: Politika sot shitet me lekë në dorë, si në treg ku shiten bagëtitë
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", avokati Roland Islami u shpreh se fushatat e PS dhe PD u zhvilluan përmes blorifikimit të liderëve, duke krahasuar Berishën me një "Zeus në ikje" dhe Ramën me "të dërguarin e zotit për shqiptarët".
" Ajo çka ndodhi, ndodhi që të dyja forcat politike, si PD-ja si PS-ja zhvilluan fushatën duke blorifikuar liderat e vetë.
Kishin dy blorifikime, blorifikimi i Sali Berishës si një Zeus në ikje, të cilin unë e shikoj si një Zeus që mundohet të rrij në majën e malit por i vetmuar duke parë sesi po ikën nga kjo botë e përkohshme dhe mundohet të mbaj këtë lloj posti blorifikimi të pamerituar.
Nga ana tjetër shikojmë blorifikimin e Ramës i cili u blorifikua së fundmi edhe si i dërguari i zotit për Shqiptarët.
Sot të shesësh politikën tek qytetarët shqiptarët, do të thotë ose duhet ta shesësh me lekë në dorë si në treg sikur shiten bagëtitë ose është vështirë ta shesësh për të nesërmen dhe për të ardhmen e qytetarëve", u shpreh Islami.
