Dogjani: 30-50 punonjës të administratës pranë çdo qendre votimi, dukej si situatë l*fte
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", Asllan Dogjani ndau shqetësimet e tij mbi parregullsitë dhe presionin që sipas tij është ushtruar ndaj votuesve në Kamëz dhe Paskuqan gjatë ditës së zgjedhjeve.
" Unë aktualisht jam në Paskuqan dhe po bëhet numërimi i votave të kandidatëve por edhe në Paskuqan dhe Kamëz është reflektuar ai presioni i jashtëzakonshëm që është bërë jo vetëm ditën e votimit, pavarësisht se në ditën e votimit dolën në pah se çfarë kishte ndodhur gjatë një periudhe shumë të gjatë dhe mund të them ndoshta dhe 1 vjeçare që ishte punuar për këtë ditë por ajo ditë i nxorri të gjitha në shesh.
Unë personalisht kam parë një çmenduri në 2025. Në votimet e vitti 2025 të duket vetja sikur je në luftë.
Këtë e them me bindje të plotë sepse pranë çdo qendre votimi ndodheshin 30-40-50 veta, punonjës të administratës së shtetit të bashkisë së kamzës, njerëz qytetarë votues që i kishin ndryshuar qendrat e votimit.
Unë po shpjegoj çfarë kam parë atë ditë në qendrën e votimit, çfarë informacionesh kam marrë gjatë numërimit të votave dhe pavarësisht se çfarë është deklaruar marrja e masave ne në opozitë jemi.
Ne akoma nuk e kemi menduar që duhen marrë masa të dalim me armë për të mbrojtur kutitë e votimit", u shpreh Dogjani.
