Çepani: Janë problematikat e sistemit dhe të formulës së ndarjes së mandateve që ndikojnë në rezultat
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", Edlira Çepani analizoi ndikimin e sistemit zgjedhor dhe të formulës së mandateve në rezultatin e zgjedhjeve të fundit.
" Këto janë problematikat e sistemit dhe të formulës së ndarjes së mandateve e cila nuk është një përgjigje dhe një llogaritje direkt matematikore në bazë të numrit të votave por është një formulë e cila i merr mandatet edhe në bazë të fraksioneve rajonale të votave edhe në bazë të pjesëmarrësve të partive që janë në garë.
Jo vetëm në vitin 2021 por edhe në 2017 PS ka pasur pak a shumë të njëjtin numër votash që ka marr dhe sot. Nuk është se është rritur në numër votash dhe ndaj është rritur në mandate. Formula e ka bërë të mundur që për shkak të disa mekanizmave të tjerë ka një numër shumë më të lartë mandatesh.
Është interesante po të shohim, se flasim dhe për fraksionimin e votës nga derivatet e PD dhe lëvizjet e reja. Të gjitha bashkë me një llogari të shpejtë që kam bërë unë, mund të mos jetë fare e saktë, janë diku tek 145 mijë vota.
Ndërkohë PD-ja në vitin 2021 ka marr 622 mijë vota, 187 në total. PL ose LSI-ja në atë kohë ka marr 107-108mijë vota afërsisht. Kjo shumë shkon diku tek 730 mijë vota.
Në këto zgjedhje ne kemi PD që garon së bashku me PL, të cilët kanë marrë diku tek 477 mijë vota dhe aleatët e tjerë të tyre. Mungojnë 250 e ca mijë vota nga të cilat themi që 140 e ca janë të këtyre lëvizjeve të reja dhe të fraksioneve të PD dhe janë 150 mijë vota që nuk dihet se ku kanë shkuar", u shpreh Çepani.
