U arrestua për blerje votash, GJKKO liron babanë e kandidates së PSD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 10:37
GJKKO ka caktuar masën arrest në shtëpi për Pandeli Bozhën, i arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Fier.
Ai dyshohet se ka blerë vota për vajzën e tij Limonera Bozha e cila kandidoi nën siglën e PSD së Tom Doshit.
Kjo masë e GJKKO për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore të Pandeli Bozhës.
“Drejtësia të bëjë punën e vet, nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla, koha do ta tregojë dhe fakte”, tha për mediat kandidatja e PSD pas vendimit.