Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

Dy kuti janë shpallur të pavlefshme në Sukth të Durrësit.

Është njoftuar edhe KQZ pasi në kutitë e votimit janë konstatuar krisje dhe dëmtime me rreth 20 cm.

Pritet nesër përgjigja nga KQZ se si do veprohet.

Hapësira mësohet se është e mjaftueshme sa të futet dhe dalë vota.

Një nga kutitë cilësohet me problem dëmtimi dhe tjetra me problem teknik.