Celibashi: Nuk do ta tolerojmë më ndërprerjen e numërimit! Ja kur mund të kemi rezultatin përfundimtar të 11 majit!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot nga Parku Olimpik i Tiranës se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të dalë brenda javës.

Në një konferencë për mediat, ai tha se ka besim se procesi do të përmbyllet në kohë, ndonëse ritmi i numërimit, veçanërisht për votat e diasporës, varet edhe nga organizimi i partive politike.

“Besoj se brenda kësaj jave do ta kemi rezultatin. Kam shumë besim se do përfundojmë brenda kësaj jave,” u shpreh Celibashi.

Ai theksoi se, ndonëse kjo nuk është një justifikim, shumëçka varet nga mënyra se si partitë, veçanërisht PS dhe PD, do të menaxhojnë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në numërimin e votave nga jashtë vendit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje partive politike të marrin masa për grupet e numërimit pasi për shkak të mbingarkesës dhe kryerjes së dy proceseve të punës, si komisionerë dhe numërues, në disa KZAZ është ndërprerë puna për shkak të lodhjes së anëtarëve të grupeve të numërimit.

Në një dalje për mediat, Celibashi tha se në 24 KZAZ ka përfunduar procesi i numërimit për subjektet politike, por për shkak të lodhjes, është vendosur të shtyhet për nesër, numërimi i votave për kandidatët në listën e hapur.

Celibashi përmendi dhe 2 KZAZ në Fier të cilët ndërprenë procesin e numërimit por me ndërhyrjen e KQZ, numërimi ka rinisur.

“I bëj thirrje partive politike të organizohen dhe të krijojnë sistem me turne për të ndryshuar grupet e numërimit pasi nuk do të lejohet ndërprerja e procesit të numërimit”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Iirjan Celibashi: "Në lidhje me KZAZ, anë 24 nga 93 që e kanë përfunduar procesin e numërimit të votave për subjektet politike dhe kanë vendosur për shkak të lodhjes të nisin nesër procesin e numërimit për votat e kandidatëve në listën e hapur.

Kemi patur një ndërprerje të numërimit në Fier, në 2 KZAZ por me ndërhyrjen e KQZ ka rifilluar procesi. Në Pustec dhe Devoll ka përfunduar procesi i numërimit si për partitë politike, ashtu dhe për kandidatët.

Në pjesën më të madhe është kushtëzuar nga tejlodhja e numëruesve dhe anëtarëeve të KZAZ, një pjesë e tyre kanë qenë dhe komisionerë dhe numërues/ i bëj thirrje partive politike që të organizojnë dhe të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit, do tëduhet të ndërtojnë sistem me turne, smund të tolerojmë ndërprerjen e procesit për shkak të lodhjes".

I pyetur mbi ritmet e ngadalta të numërimit të fletëve të votimit nga jashtë vendit, Celibashi theksoi se procesi po vonohet për shkak të ngarkesës së lartë administrative dhe lodhjes së komisionerëve.

“Procesi po merr shumë kohë për të numëruar dhe vlerësuar fletët e votimit nga jashtë, për shkak të ngarkesës së madhe në përpunimin e dokumentacionit përkatës. Dje humbëm mjaft kohë për shkak të debateve për fletët e votimit nga jashtë,” – u shpreh Celibashi.

Ai shtoi se ngadalësimi i ritmit lidhet edhe me faktin se ky është një proces i ri për pjesën më të madhe të komisionerëve.

“Ritmet janë të ulëta jo për mungesë dëshire, por për shkak të performancës. Janë të lodhur, disa janë që prej 48 orësh non stop në këto ambiente,” – tha Celibashi.

Në përfundim, kreu i KQZ-së u bëri thirrje partive politike të angazhuara në proces që të rinovojnë përbërjen e ekipeve të tyre të numërimit, për të shmangur lodhjen dhe për të garantuar efiçencë në vijimësinë e procesit.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI